Telegrafi

Gjendja e tanishme e komunikacionit në Maqedoni

Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë (LAMM) bën të ditur se komunikacioni në Maqedoni zhvillohet në rrugë me korsi të thata, kurse dendësia e komunikacionit jashtë qyteteve është në rritje e sipër, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në vendkalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje-dalje nga Maqedonia.

LAMM-ja kërkon nga qytetarët që të kenë kujdes me shpejtësinë dhe të respektojnë sinjalistikën. Kujdes të veçantë duhet të kenë shoferët që lëvizin në gryka dhe ngushtica mali, ku mund të ketë rrokullisje gurësh./Telegrafi/