Telegrafi

Gjendja e stadiumit ‘Doosan Arena’ para ndeshjes Çeki-Kosovë

Kosova do të luajë ndaj Çekisë, të enjten në ndeshjen vendimtare të Grupit A.

Ndeshja do të zhvillohet në “Doosan Arena” në Plzen, që ka një kapacitet prej 11,700 ulëseve.

Sot Kosova, por edhe Çekia do ta zhvillojnë stërvitjen e fundit, para ndeshjes që zhvillohet të enjten nga ora 20:45.

Telegrafi i ka siguruar pamjet e stadiumit para stërvitjeve, ku gjendja e tij duket mjaftë e mirë.

Kjo arenë do të jetë mikpritëse e ndeshjes ndoshta më historike të Kosovës.

Telegrafi do t’ju mbajë të informuar me çdo gjë rreth Kosovës në këto dy ditë me të dërguarin e tonë atje Betim Zeqirin. /Telegrafi/