Telegrafi

Gjendja e sistemit bankar mund të përkeqësohet më tej

Gjigandi bankar zviceran UBS tha se vitin e kaluar ka pësuar humbje më të mëdha se sa kishte parashikuar dhe se rreziqet edhe për këtë vit janë të larta, për shkak të ekspozimit ndaj investimeve të këqija.

Banka USB thotë tani se gjatë 2008 humbi 18 miliardë dollarë, shifra më e lartë kjo për një firmë zvicerane.

Ndërkohë sipas një raporti të Bankës Gjermane, shumë banka të tjera janë ende në rrezik për shkak të huave të këqija.

Bursat në shumë vende u ngritën dje pas njoftimit të bankës amerikane Citigroup, se deri tani, për 2009, ajo ka dalë me fitime.

Citigroup, banka më e madhe në botë, ishte goditur rëndë nga kriza ekonomike. Kjo bankë ka marrë 45 miliardë dollarë borxhe nga paketa stimuluese e qeverisë amerikane. /woa/