Site icon Telegrafi

Gjendja e sigurisë në Dibër dhe Qendrën Zhupa është stabile

Gjendja e sigurisë në komunat Dibër dhe Qendrën Zhupa është e qëndrueshme. Në këto dy komunat është shpallur gjendje krize për shkak të numrit të personave që vuajnë nga coronavirusi, thonë nga Ministria e Punëve të Brendshme.

Policia nuk ka regjistruar tubime publike gjatë ditës dhe natës së kaluar, asnjë shqetësim të rendin dhe qetësisë publike dhe asnjë aksident trafiku. Procesi i nxjerrjes së personave që kanë qenë në izolim për 14 ditët e fundit po vazhdon pa probleme dhe sot, dy persona do të nxirren nga Dibra.

Në terren, aktivitetet ndaj personave që i nënshtrohen masave të izolimit, mbikëqyrjes shëndetësore dhe izolimit në shtëpi janë duke vazhduar pa problem.

Natën e kaluar, në mes orëve 19:00 dhe 07:00 sot, një person nga Dibra nuk ka respektuar ndalimin e lëvizjes gjatë zbatimit të masave për lëvizje të kufizuar dhe mbrojtje të qytetarëve kundër përhapjes së coronavirusit./Telegrafi/

Exit mobile version