Site icon Telegrafi

Gjendja e sigurisë në Ferizaj e qetë dhe stabile

Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi të Ferizajt ka filluar me një minutë heshtje në nderim të jetës, veprës dhe kontributit për lirinë e Kosovës të Presidentit të 41-të të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, George H.W Bush , i cili ndërroi jetë ditë më parë,.

Nënkryetari i Komunës së Ferizajt, Naim Ferati njoftoi anëtarët e këtij mekanizmi të sigurisë mbi përgatitjet që ka bërë komuna për festat e fund vitit, masat që janë ndërmarr me qëllim që të përballohet fluksi eventual i mërgimtarëve si dhe koordinimi më intensiv me organet e sigurisë dhe akterët tjerë që këto festa të kalojnë pa ndonjë ekses.

Komandanti i Stacionit Policor në Ferizaj, Imer Kaqara njoftoi se kohëve të fundit ndonëse janë shënuar rastet e grabitjeve, përkatësisht veprave penale kundër pasurisë, gjendja e sigurisë përgjithësisht është e qetë dhe stabile.

Në këtë takim u diskutuan edhe disa sfida të tjera të sigurisë siç janë shitja e paautorizuar e mjeteve piroteknike, rritja e kontrollit nga Inspektorati Komunal për ndalimin e shitjes së alkoolit, siguria në komunikacion, mungesa e higjienës dhe siguria në shkolla, qentë endacak, për të cilat ekzekutivi komunal u zotua se kanë marr të gjitha masat në këtë drejtim me qëllim të përmirësimit të gjendjes në këto fusha.

Exit mobile version