Site icon Telegrafi

Gjendja e rrugëve të Maqedonisë

Rruga magjistrale A-3, Resnjë – Manastir – Prilep është bllokuar për komunikacion për shkak të rrokullisjes së gurëve, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Për të mos patur bllokim të komunikacionit, i njëjti është ridrejtuar përmes qytetit të Manastirit.

Përndryshe, Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë (LAMM) bën të ditur se komunikacioni në rrugët e Maqedonisë është duke u zhvilluar ma pengesa dhe nëpër korsi të thata.

Qarkorja në Shkup është e lëshuar për komunikacion, por në disa vende të dëmtuara janë vendosur shenjat e duhura për të rregulluar komunikacionin.

LAMM porosit pjesëmarrësit në komunikacion që të jenë të vëmendshëm, të përshtatin shpejtësinë e lëvizjes dhe të respektojnë sinjalistikën e komunikacionit. Vëmendje të veçantë duhet të kenë ata që udhëtojnë nëpër ngushtica malore, ku nuk përjashtohet shfaqja e rrokullisjes së gurëve.

Shpeshtësia e komunikacionit jasht hapësirave të qyteteve është e dobët, kurse në kalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyre dhe dalje nga Maqedonia. Kjo informatë ka të bëjë vetëm me pjesën e kufirit të Maqedonisë./Telegrafi/

Exit mobile version