Site icon Telegrafi

Gjendja e rrugëve në Prishtinë e mirë, të gjitha janë të kalueshme (Foto)

Reshjet e borës që po vazhdojnë të bien edhe sot në kryeqytet, kanë bërë që Drejtoria e Shërbimeve Publike në Komunën e Prishtinës të vë në funksion të gjithë mekanizmat e saj që rrugët të jenë të kalueshme për qytetarët.

Drejtori i kësaj drejtorie, Gent Begolli në një prononcim për Telegrafin ka thënë se gjendja në rrugët e Prishtinës është e mirë.

“Të gjitha rrugët janë të kalueshme edhe përkundër reshjeve të pandërprera të borës. Jemi të angazhuar maksimalisht”, ka thënë Begolli.

Ai ka theksuar se janë duke punuar edhe në zonat rurale që gjendja të jetë stabile. Begolli po ashtu u shpreh se Komuna e Prishtinës është e vetmja komunë tani për tani që ka gjendje të mirë pavarësisht reshjeve të borës./Telegrafi/

 

Exit mobile version