Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet kryesisht nëpër korsi të thata.
Dendësia e komunikacionit jashtë mjediseve urbane është mesatar ndërsa në vendkalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti, njofton Telegrafi Maqedoni.
Lidhja Auto-moto e Maqedonisë së Veriut rekomandon vozitje të kujdesshme, përshtatje të shpejtësisë me kushtet e rrugës dhe respektim të sinjalizimeve rrugore, sidomos në rrugët ku ka mundësi për rrëshqitje të dheut.
LAMM informon se autostrada Milladinovcë – Shtip, pjesa Milladinovcë – Kadrifakovë – Milladinovcë, nuk është lëshuar për qarkullim. Ata apelojnë tek gjithë shoferët, që të mos e shfrytëzojnë këtë rrugë./Telegrafi/