Site icon Telegrafi

Gjendja e rrugëve në Maqedoninë e Veriut

Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet në rrugë të thata.

Intensiteti i komunikacionit në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar, ndërsa në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë nuk ka më vonesa për hyrje dhe dalje nga vendi.

AMSM rekomandon përshtatje të shpejtësisë gjatë ngasjes së automjeteve, respektim të sinjalistikës së vendosur në komunikacion dhe menaxhim të kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina dhe gryka, ku ka mundësi për rrëshqitje të dheut.

Kjo veçanërisht ka të bëjë me segmentet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

Rruga Ohër – Resnjë, përmes parkut kombëtar Galiçica është e hapur për qarkullim deri më datë 01.10.2022 për automjete me peshë totale deri në 3.5 tonë.

Exit mobile version