Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë së Veriut (LAMM) bën të ditur se komunikacioni në vend zhvillohet nëpër rrugë me korsi të thata.
Dendësia e komunikacionit jashtë qyteteve është mesatare, ndërsa në vendkalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi, njofton Telegrafi Maqedoni.
LAMM rekomandon përshtatje të shpejtësisë së lëvizjes, respektim të sinjalizimit të vendosur të komunikacionit dhe drejtim të kujdesshëm të automjetit, veçanërisht në rrugët nëpër fushëgropa, luginat e lumenjve dhe grykat malore ku ka mundësi për shembje.
Kjo veçanërisht ka të bëjë për akset Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë./Telegrafi/