Siç njoftojnë nga LAMM, komunikacioni në Maqedoni po zhvillohet nëpër korsi të lagështa.
Për shtetasit e Maqedonisë janë të mbyllura të gjithë vendkalimet kufitare për dalje nga shteti. Kufijtë janë të mbyllur edhe për shtetasit e huaj, udhëtarët dhe automjetet, përveç kamionëve në transit, për përfaqësuesit e korit diplomatik dhe për ata që marrin leje nga MPB, njofton Telegrafi Maqedoni.
Dendësia e komunikacionit jashtë qyteteve është mesatar.
LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektim të sinjalizimit të vendosur të komunikacionit dhe drejtim të kujdesshëm të automjetit, veçanërisht në rrugët nëpër fushëgropa, luginat e lumenjve dhe grykat malore ku ka mundësi për shembje. Kjo veçanërisht ka të bëjë për akset Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë./Telegrafi/