Komunikacioni në Maqedoni po zhvillohet nëpër korsi të thata.
Siç njoftojnë nga LAMM, dendësia e komunikacionit jashtë qyteteve është rritur ndërsa në vendkalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dale nga vendi, njofton Telegrafi Maqedoni.
LAMM rekomandon shpejtësi të përshtatur të qarkullimit, respektim të sinjalizimit të vendosur të komunikacionit dhe drejtim të kujdesshëm me automjetin, veçanërisht në rrugët nëpër fushëgropat, luginat e lumenjve dhe grykat malor, ku ka mundësi për paraqitje të shembjeve.
Kjo veçanërisht ka të bëjë me akset rrugore Katllanovë-Veles, Mavrovë-Dibër-Strugë, Vinicë-Berovë dhe Koçan-Dellçevë./Telegrafi/