Intensiteti i komunikacionit në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar.
Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë nuk ka vonesa për hyrje dhe dalje nga vendi.
Në rrugën 2251 Probishtip-Lesnovë nga data 31.05.2022 po kryhen punime ndërtimore (asfaltimi), pra e njejta do të mbyllet për çdo lloj komunikacioni në periudhën prej orës 11 deri në 17 çdo ditë deri në përfundimin e aktiviteteve të punës.
AMSM rekomandon përshtatjen e shpejtësisë për vozitësit, respektim të sinjalistikës së vendosur në komunikacion dhe menaxhim të kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, afër lumenjëve dhe grykave, ku ka mundësi për rrëshqitje të dheut.
Kjo veçanërisht ka të bëjë me segmentet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.