Komunikacioni në rrugët shtetërore në vend zhvillohet pa ndalesa, nëpër korsi të thata.
Intensiteti i komunikacionit jashtë mjediseve urbane është mesatar, ndërsa në kalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Për shkak të vizitës së Papa Françeskut, në Shkup janë vendosur ndalesa për lëvizje në rrugë të caktuara.
Lidhja Auto-moto e Maqedonisë bën thirrje për vozitje të kujdesshme, përshtatje të shpejtësisë dhe respektim të sinjalizimeve rrugore./Telegrafi/