Për shkak të vendosjes së rrjetës mbrojtëse në rrugën Rajonale R1102, aksi rrugor Veles – Gradsko sot dhe nesër do të jetë i mbyllur për qarkullim prej orës 9:00 deri në orën 16.
Siç informon LAMM, në aksin rrugor Tetovë – Kodra e Diellit ka ndalesë për qarkullim për autobusë përderisa për veturat e tjera janë të detyrueshme pajisjet dimërore.
Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet në kushte dimërore, nëpër rrugë të lagështa. Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë së Veriut, nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.
LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektimin e sinjaleve të vendosura të komunikacionit e veçanërisht drejtim të kujdesshëm të automjetit, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore, ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për akset rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë./Telegrafi/