Komunikacioni në rrugët shtetërore zhvillohet në rrugë të lagura, por pa ndalesa, njoftojnë nga Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë.
Ata rekomandojnë vozitje të kujdesshme, përshtatje të shpejtësisë dhe respektim të sinjalizimeve rrugore.
Në disa akse rrugore mund të ketë rrëshqitje të dheut, sidomos në drejtimet Koçan-Makedonska Kamenica-Dellçevë, Vinicë-Berovë, Gostivar-Strazhë, Mavrovë-Dibër-Strugë dhe Resnjë-Bukovë.
Intenziteti i komunikacionit jashtë mjediseve urbane është mesatar, ndërsa në kalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti./Telegrafi/