Komunikacioni në rrugët shtetërore zhvillohet pa pengesa, në rrugë të thata. Në vendkalimet kufitare Tabanoc dhe Bogorodicë ka rritje të qarkullimit të veturave dhe pritje deri 30 minuta.
Në vendkalimet tjera kufitare, nga ana e Maqedonisë, nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi, informojnë nga Lidhja Auto Moto e Maqedonisë (LAMM).
Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë jashtë mjediseve urbane është në mesataren. LAMM rekomandon për vozitje të kujdesshme, shpejtësi të përshtatur të lëvizjes dhe respektim të sinjalizimit të vendosur./Telegrafi/