Komunikacioni në rrugët shtetërore zhvillohet pandërprerë dhe nëpër rrugë të thata.
LAMM informon se përshkak të mjegullës, dukshmëria në kalimet malore “Gjavato”, “Preseka” dhe “Bukovë”, është ulur deri në 50 metra.
LAMM bën thirrje për vozitje të kujdesshme, përshtatje të shpejtësisë dhe respektim të sinjalizimeve rrugore, sidomos në vendet ku ka mundësi për rrëshqitje të tokës.
Rikujtojmë se që nga 15 nëntor, në fuqi është masa për posedim të pajisjeve dimërore në makina./Telegrafi/