Komunikacioni në rrugët shtetërore zhvillohet pa ndalesa, nëpër korsi të lagura.
Intensiteti i komunikacionit jashtë mjediseve urbane është mesatar, ndërsa në kalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.
LAMM informon se autostrada Milladinovci – Shtip, pjesa Miladinovc – Kadrifakovë dhe Kadrifakovë – Milladinovc nuk është lëshuar për qarkullim. Për momentin në autostradë kryhen kontrolle nga karakteri i sigurisë.
LAMM rekomandon vozitje të kujdesshme, respektim të sinjaleve rrugore dhe përshtatje të shpejtësisë me kushtet e rrugës, sidomos në rrugët ku ka mundësi për rrëshqitje të dheut: Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë./Telegrafi/