Siç njoftojnë nga LAMM, për shkak të paraqitjes së mjegullës, dukshmëria në akset rrugore Shkup – Kumanovë, Shkup – Katllanovë – Velse, dhe Shkup – Tetovë – Gostivar është ulur prej 50 deri në 100 metra.
Komunikacioni në Maqedoni po zhvillohet rrjedhimisht vende-vende nëpër rrugë të lagështa, njofton Telegrafi Maqedoni.
LAMM rekomandon shpejtësi të përshtatur të qarkullimit, respektim të sinjalizimit të vendosur të komunikacionit dhe drejtim të kujdesshëm me automjetin, veçanërisht në rrugët nëpër fushëgropat, luginat e lumenjve dhe grykat malor, ku ka mundësi për paraqitje të shembjeve.
Kjo veçanërisht ka të bëjë me akset rrugore Katllanovë-Veles, Mavrovë-Dibër-Strugë, Vinicë-Berovë dhe Koçan-Dellçevë./Telegrafi/