Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet kryesisht nëpër rrugë të lagështa. Reshje të borës që nuk mbeten në rrugë vërehen në Strazhë, Mavrovë, Krushevë, Bukovë, Gjavatë dhe Pletvar, informon Lidhja Auto Moto e Maqedonisë (LAMM) më raportin e mëngjesit për gjendjen e rrugëve, përcjell Telegrafi Maqedoni.
LAMM rekomandon vozitje të kujdesshme, shpejtësi të adaptuar të lëvizjes dhe respektim të sinjalizimit të vendosur rrugor.
Intensiteti i komunikacionit në drejtimet rrugore jashtë mjediseve urbane është i matur. Në vendkalimet kufitare nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi (ky informaicion vlen për anën e Maqedonisë)./Telegrafi/