Site icon Telegrafi

Gjendja e rrugëve në Maqedoni

Komunikacioni nëpër rrugët shtetërore të Maqedonisë zhvillohet nëpër korsi të lagështa, informojnë nga Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë (LAMM), përcjell Telegrafi Maqedoni.

Nga LAMM rekomandojnë vozitje të kujdesshme, shpejtësi të përshtatur dhe respektim të sinjalizimit të vendosur të kounikacionit. Në grykat është e mundur rrëshqitje e tokës, sidomos në rrugët: Koçan – Maqedonska Kamenicë – Dellçevë, Vinicë – Berovë, Gostivar – Strazhë, Mavrovë – Dibër – Strugë, Demir Kapi – Udovë, Katllanovë – Veles, Krushevë – Demir Hisar dhe Resnjë – Bukovë.

Intenziteti i komunikacionit jashtë mjediseve urbane është mesatar, ndërsa në kalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti./Telegrafi/

Exit mobile version