Telegrafi

Gjendja e rrugëve në Maqedoni

Komunikacioni në rrugët shtetërore zhvillohet në korsi kryesisht të lagura. Reshje të dobëta të borës ka në Kodrën e Diellit, Mavrovë dhe Strazhë.

Për shkak të paraqitjes së mjegullës shikueshmërua është ulur në 50-150 metra në rrugën Lisec-Kodra e Diellit, Mavrovë, Krushevë, Pletvar dhe Strumicë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Intenziteti i komunikacionit jashtë mjediseve urbane është mesatar, ndërsa në kalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti./Telegrafi/