Telegrafi

Gjendja e rrugëve në Maqedoni

Lidhja Auto Moto e Maqedonisë (LAMM) informon se për shkak të rrëshqitjes së dheut, komunikacioni në drejtimin rrugor A3 Prilep-Manastir-Resnjë përmes rrethrrotullimit në Manastir është në ndalesë. Komunikacioni në këtë drejtim zhvillohet përmes qytetit të Manastirit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Komunikacioni në rrugët tjera të shtetit po zhvillohet në kushte dimërore dhe korosi të lagura. LAMM ju bën thirrje vozitësve të kenë kujdes, për shkak se në temperatura të ulëta është e mundur të paraqitet shtresë e akullit./Telegrafi/