Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet në korsi kryesisht të thata. Intenziteti i komunikacionit jashtë qyteteve është mesatar, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Në kalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti. (Ky informacion vlev vetëm për anën e Maqedonisë).
Nga LAMM rekomandojnë vozitje të kujdesshme, përshtatje të shpejtësisë dhe respektim të sinjalizimeve të vendosura. Kujdes i shtuar duhet në rrugët ku është e mundur rëshqitja e dheut./Telegrafi/