Site icon Telegrafi

Gjendja e rrugëve në Maqedoni

Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet në korsi kryesisht të lagura, ndërsa në drejtimet rrugore jashtë qyteteve, intenziteti i komunikacionit është mesatar.

Në kalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga shtetit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

LAMM rekomandon vozitje të kujdesshme, përshtatje të shpejtësisë dhe respektim të sinjaleve rrugore. Kujdes i shtuar duhet në rrugët në të cilat është e mundur rëshqijta e dheut.

Prej 1 korrikut ka filluar regjimi i posaçëm i komunikacionit për shkak të periudhës së verës, ku ndalohet lëvizja e mjeteve më të rënda se 15 ton, gjatë kohës së fundjavave dhe ditëve me temperatura ekstreme të larta./Telegrafi/

Exit mobile version