Nga Auto Moto Lidhja e Maqedonisë (AMLM), në raportin ditor, informojnë se në vend kalimet kufitare në anën e Maqedonisë ka ndalje prej 15 deri më 30 minuta, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Është zmadhuar intensiteti i komunikacionit në rrugët jashtë komunikacionit lokal.
AMLM rikujton se nga datat 3 deri më 12 gusht, 2017, në rrugën rajonale P106, drejtimi Gradsko-Prilep në gjatësi prej 28 deri më 45 kilometra do v ketë aktivitete ndërtimore- ndërrim i gardhit elastik.
Luten pjesëmarrësit në komunikacion të respektojnë sinjalizimin e vendosur për punime në rrugë dhe me kujdes të drejtojnë automjetet e tyre./Telegrafi/