Komunikacioni në rrugët shtetërore në disa vende zhvillohet në korsi të lagura. Intenziteti i komunikacionit në mjediset jashtë qyteteve është mesatar, përcjell Telegrafi Maqedoni.
LAMM bën thirrje për vozitje të kujdesshme, përshtatje të shpejtësisë dhe respektim të sinjalizimeve rrugore
Në grykat malore është e mundur paraqitje e shembjeve të vogla, veçanërisht në akset rrugore: Koçan-Makedonska Kamenicë-Dellçevë, Vinicë-Berovë, Gostivar-Strazhë, Mavrovë-Dibër-Strugë, D.Kapi-Udovë, Katllanovë-Veles, Krushevë-Demir Hisar dhe Resnjë-Bukovë.
Në kalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti (ky informacion vlen për kalimet në anën e Maqedonisë)./Telegrafi/