Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet në korsi kryesisht të thata. LAMM bën thirrje për vozitje të kujdesshme, përshtatje të shpejtësisë dhe respektim të sinjaleve rrugore, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Intenziteti i komunikacionit në mjediset jashtë qyteteve është mesatar, ndërsa në disa rrugë është e mundur rëshqitja e dheut edhe atë: Koçan – Makedonska Kamenicë – Dellçevë, Vinicë – Berovë, Gostivar – Strazhë, Mavrovë – Dibër – Strugë, D. Kapi – Udovë, Katllanovë – Veles, Krushevë – Demir Hisar dhe Resnjë – Bukovë.
Në kalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti (ky informacion vlen për anën e Maqedonisë)./Telegrafi/