Siçnjoftojnë nga LAMM, komunikacioni nëpër rrugët shtetërore po zhvillohet pa pengesa nëpër rrugë kryesisht të lagura, në disa vende me mbetje nga bora.
Dendësia e komunikacionit jashtë qyteteve është mesatar, ndërsa në vendkalimet kufitare të Maqedonisë së Veriut nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.
Gjatë ditës së nesërme në autostradën Kërçovë – Ohër do të kryhen minimi i rrugës nga ora 15:00 deri në ora 16:30.
LAMM rekomandon shpejtësi të përshtatur të qarkullimit, respektim të sinjalizimit të vendosur të komunikacionit dhe drejtim të kujdesshëm me automjetin, veçanërisht në rrugët nëpër fushëgropat, luginat e lumenjve dhe grykat malor, ku ka mundësi për paraqitje të shembjeve.
Kjo veçanërisht ka të bëjë me akset rrugore Katllanovë-Veles, Mavrovë-Dibër-Strugë, Vinicë-Berovë dhe Koçan-Dellçevë./Telegrafi/