Site icon Telegrafi

Gjendja e rrugëve në Maqedoni

Foto: Ilustrim

 

Siç njoftojnë nga LAMM, komunikacioni në Maqedoni po zhvillohet pa pengesa dhe nëpër rrugë të thata.

Dendësia e komunikacionit jashtë qyteteve është mesatar, ndërsa në vendkalimet kufitare nuk ka pritje për hyrje dhe dalje nga vendi.

LAMM rekomandon shpejtësi të përshtatur të qarkullimit, respektim të sinjalizimit të vendosur të komunikacionit dhe drejtim të kujdesshëm me automjetin, veçanërisht në rrugët nëpër fushëgropat, luginat e lumenjve dhe grykat malor, ku ka mundësi për paraqitje të shembjeve.

Kjo veçanërisht ka të bëjë me akset rrugore Katllanovë-Veles, Mavrovë-Dibër-Strugë, Vinicë-Berovë dhe Koçan-Dellçevë./Telegrafi/

Exit mobile version