Site icon Telegrafi

Gjendja e rrugëve në Maqedoni

Lidhja Auto-moto e Maqedonisë (LAMM) njofton se komunikacioni në rrugët e shtetit po zhvillohet nëpër rrugë të lagështa. Ata rekomandojnë kujdes në drejtimin e automjeteve, përshtatje të shpejtësisë së lëvizjes dhe respektim të sinjalizimit të vendosur të komunikacionit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në grykat malore është e mundur paraqitja e shembjeve të vogla, veçanërisht në akset rrugore: Koçan-Makedonska Kamenica-Dellçevë, Vinicë-Berovë, Gostivar-Strazhë, Mavrovë-Dibër-Strugë, Krushevë-Demir Hisar dhe Resnjë-Bukovë.

Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar. Ndërsa në vendkalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga shtetit./Telegrafi/

Exit mobile version