Telegrafi

Ndalesë lëvizje për automjetet e rënda në rrugën Mavrovë – Dibër

Siç njoftojnë nga LAMM nga ora 17:00 është vendosur ndalesë për lëvizje për automjetet e rënda në rrugën Mavrovë-Dibër.

“Komunikacioni i rrugëve po zhvillohet pa pengesa, në rrugë të lagështa. Reshje të borës ka në Mavrovë, Kodrën e Diellit dhe në Strazhë, shprehen nga LAMM, njofton Telegrafi Maqedoni.

Dendësia e komunikacionit, sipas LAMM, është mesatar ndërsa në vendkalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.

LAMM rekomandon shpejtësi të përshtatur të qarkullimit, respektim të sinjalizimit të vendosur të komunikacionit dhe drejtim të kujdesshëm me automjetin, veçanërisht në rrugët nëpër fushëgropat, luginat e lumenjve dhe grykat malor, ku ka mundësi për paraqitje të shembjeve.

Kjo veçanërisht ka të bëjë me akset rrugore Katllanovë-Veles, Mavrovë-Dibër-Strugë, Vinicë-Berovë dhe Koçan-Dellçevë./Telegrafi/