Site icon Telegrafi

Gjendja e rrugëve në Maqedoni

Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet nëpër rrugë të lagështa në disa vende. LAMM bën thirrje për vozitje të kujdesshme, përshtatje të shpejtësisë dhe respektim të sinjaleve rrugore, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Komunikacioni përmes drejtimit rrugor A3 Prilep-Manastir-Resnjë në rrethrrotullimin në Manastir është në ndërprerje për shkak të rrëshqitjes së dheut, por si masë parandaluese komunikacioni zhvillohet përmes qytetit të Manastirit.

Intenziteti i komunikacionit në drejtimet rrugore jashtë qyteteve është mesatar, ndërsa në kalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti./Telegrafi/

Exit mobile version