Telegrafi

Gjendja e rëndë shëndetësore e një fëmijë të keq ushqyer, tregon pasojat e konfliktit pesëvjeçar në Jemen

Imazhet shqetësuese që janë shpërndarë së fundmi, e shfaqin një fëmijë me gjendje të rëndë si pasojë e keq ushqyerjes, që po trajtohet në inkubatorin e një spitali në Sana.

Kjo tregon më së miri pasojën e konfliktit pesëvjeçar në Jemen, që ka lënë të vdekur dhjetëra mijëra persona, derisa miliona të tjerë janë në varfëri, transmeton Telegrafi.

Sipas Kombeve të Bashkuara, ky konflikt është kriza më e keqe humanitare në botë. I dërguari i Kombeve të Bashkuara në Jemen, Martin Griffiths ka thënë se po punohet për t’i jepet fund kësaj lufte.

Sulmet ajrore në dy javët e fundit kanë rënë për 80 për qind, derisa në Hodeida po vazhdon armëpushimi, ndërsa po bëhen përpjekje, që të zgjidhet një udhëheqësi e re në këtë shtet, që është më i varfri i botës arabe.

Konflikti në Jemen filloi në vitin 2014, kur Houthi të mbështetur nga Irani e morën kontrollin mbi Sana, ndërsa tani kanë nën kontroll pjesën më të madhe të veriut. /Telegrafi/