Një lexues i Telegrafit ka dërguar disa pamje, të cilat sipas tij janë bërë në njërën nga rrugët kryesore të Ferizajt.
Sipas tij, bëhet fjalë për rrugën “Driton Islami” e cila gjendet afër ETC-së në Ferizaj.
“Qe gjashtë muaj është në këtë gjendje të mjerueshme”, ka shkruar lexuesi në fjalë.
Madje ai pretendon se kjo gjendje është si pasojë e faktit se “kryetari Sfarqa ia ka dhënë tenderin dajës së vet, i cili nuk posedon asnjë mjet për mirëmbajtjen e rrugëve”. /Telegrafi/