Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë (LAMM) bën të ditur se komunikacioni në Maqedoni zhvillohet pa pengesa dhe ndalesa, por në korsi të lagështa, përcjell Telegrafi Maqedoni.
LAMM-ja udhëzon shoferët që të jenë të kujdesshëm gjatë drejtimit të automjetit të tyre, të përshtatin shpejtësinë e lëvizjes dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore.
Vëmendje të posaçme të kenë ato automjete që lëvizin nëpër gryka, për shkak të mundësisë së shfaqjes së rrokullisjes së gurëve. Shpeshtësia e komunikacionit në hapësirat jashtë qytetevë është e ulët.
Në vendkalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyre-dalje nga Maqedonia./Telegrafi/