Site icon Telegrafi

Gjendja e komunikacionit sot në Maqedoni

Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë bën të ditur se vazhdon zbatimi i ndalesës për automjetet e rënda për të qarkulluar në drejtim të Strazhës dhe Gjavatës, si edhe në rrugën Mavrovë-Dibër, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Komunikacioni në vend zhvillohet në kushte dimri, nëpër korsi të lagështa, si edhe me mbetje dëbore. Në Pletvar ka mjegull me shikueshmëri deri 50 metër, kurse dëborë e pakët bie në Kriva Pallankë, Dibër, Resnjë, Gjavatë, Presekë, Zheleznec, Shtip, Saramzallinë, Pavpeshencë, Dellçevë, Veles, Negotinë, Kullë dhe Petrovec.

Të reshura të pakta shiu ka në Udovë dhe Gjevgjeli.

Në vendkalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje-dalje nga Maqedonia dhe ky informacion ka të bëjë vetëm me territorin e Maqedonisë./Telegrafi/

Exit mobile version