Maqedonia është përfshirë përsëri nga vala e të reshurave të dëborës. Kjo, si zakonisht, shkakton probleme dhe vështirësi në komunikacion, që në këto momente zhvillohet në kushte të dimrit, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Korsitë janë të lagështa, në vende-vende edhe me dëborë. Borë me intensitet të dobët bie në Kodrën e Diellit, Mavrovë, Strazhë, Kërçovë, Brodi Maqedonas, Xheleznicë, Bukovë, Resnjë, Gjavatë, Manastir, Pripel, Pletvar, Gjevgjeli, Udovë, Demir Kapi, Negotinë, Veles dhe Kullë.
Nga mëngjesi është zbatuar ndalesa e lëvizjes së automjeteve të rënda në Pletvar.
Në vendkalimet kufitare nuk ka pritje të gjata përveç në Deve Bair ku ka pritje deri më 30 minuta, Informacioni ka të bëjë vetëm me pjesën e Maqedonisë.
Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë, domosdoshmërisht udhëzon që shoferët të jenë të vëmendshëm, të përshtatin shpejtësinë e lëvizjes dhe respektim të sinjalistikës rrugore./Telegrafi/