Për shkak të reshjeve të shumta të natës së kaluar, komunikacioni në Maqedoni zhvillohet në rrugë me lagështi. Të reshurat kanë rritur mundësinë e rrokullisjes së gurëve dhe të rëshqitjes së dheut nëpër ngushtica dhe gryka mali.
Dendësia e komunikacionit në rrugët jashtë qyteteve është mesatare, kurse në vendkalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje-dalje nga vendi.
Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë (LAMM) kërkon nga pjesëmarrësit në komunikacion që të jenë të vëmendshëm, të përshtatin shpejtësinë e lëvizjes dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore./Telegrafi/
*Foto Ilustrim