Komunikacioni në rrugët shtetërore zhvillohet nëpër korsi të thata, por ka prani të lagështisë në rrugët që përshkojnë vendet më të larta, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Sipas Lidhjes Auto-Moto të Maqedonisë (LAMM), shoferët duhet gjithsesi të kenë kujdes, të përshtatin shpejtësinë e lëvizjes dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore.
Nëpër gryka dhe ngushtica mali mund të shfaqen rrokullisje të gurëve, ndërkaq dendësia e komunikacionit jashtë qyteteve është mesatare.
Në vendkalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje-dalja nga Maqedonia dhe kjo informatë vlen vetëm për pjesën e Maqedonisë./Telegrafi/
*Foto Ilustrim