Komunikacioni rrugor në vend zhvillohet nëpër rrugë me korsi të lagështa. Në Kodrën e Diellit ka të reshura të borës, por që vazhdimisht shkrihet nëpër rrugë.
Për shkak të mjegullës, dukshmëria është ulur në 50 metër në rrugën Lisec-Kodra e Diellit, dhe deri në 100 metër në Strazhë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë (LAMM) kërkon nga shoferët që të jenë të vëmendshëm, të respektojnë sinjalistikën dhe të përshtatin shpejtësinë e lëvizjes.
Kujdes të kenë shoferët që drejtojnë automjetet e tyre nëpër ngushtica dhe gryka mali, pasi që mund të ketë rrokullisje gurësh./Telegrafi/