Komunikacioni rrugor në maqedoni zhvillohet nëpër rrugë të thata, e vende-vende ka prani të lagështisë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Për shkak të mjegullës, është ulur dukshmëria nga 30 e deri 50 metër në Dellçevë dhe Smojmirovë, bën të ditur5 Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë (LAMM).
Shoferëve u kërkohet të jenë të vëmendshëm, të respektojnë sinjalistikën rrugore dhe të përshtatin shpejtësinë e lëvizjes.
Dendësia e komunikacionit në hapësirat jashtë qyteteve është mesatare, kurse nuk ka pritje të gjata për hyrje-dalje nga Maqedonia./Telegrafi/