Komunikacioni rrugor në Maqedoni po zhvillohet nëpër rrugë vende-vende me lagështi, ndërsa në vendet malore ka edhe prani të borës, në sasi të pakta.
Të reshura bore ka në Kodrën e Diellit, kurse është ulur dukshmëria deri në 50 metër, për shkak të pranisë së mjegullës, në drejtimin rrugor Veles-Katllanovë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Dukshmëria është ulur në 150 metër në Pletvar. Rrokullisje gurësh mund të ketë nëpër gryka mali./Telegrafi/