Komunikacioni në rrugët shtetërorë zhvillohet në korsi me lagështi. Në rrugën Tetovë – Kodra e Diellit, nga fshati Lisec në Kodrën e Diellit, për shkak të mbetjes së dëborës në rrugë është i detyrueshëm përdorimi i paisjeve dimërore për të gjitha llojet e automjeteve, njofti LAMM.
Për shkak të pranisë së mjegullës është ulur dukshmëria nga 50-100 metra në rrugët Prilep-Manastir dhe Dellçevë-Makedonska Kamenica, nga 70-100 metra në rrugët Shtip-Radovish dhe Shtip-Negotinë, si edhe nga 80-90 metra në rrugët Udovë-Gjevgjeli dhe Udovë-Demir Kapi.
Inteziteti i komunikacionit rrugorë jashtë qyteteve është mesatar. Në pikat kufitare nuk ka vonesa për hyrje-dalje nga shteti. Ky informacion vlen vetëm për palën e maqedonase të vendkalimit kufitar./Telegrafi/