Site icon Telegrafi

Gjendja e komunikacionit në vend, mjegull në Ohër e Strugë

Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë (LAMM) raporton për situatën më të re të komunikacionit në tërë territorin e Maqedonisë.

Sipas tyre, komunikacioni zhvillohet nëpër rrugë të thata, por në vende-vende ka prani të lagështisë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në disa akse rrugore ka mjegul të pakët, ndërkaq në Strugë dhe Ohër, mjegulla ka ndikuar që të ulet shikueshmëria në 100 metër, respektivisht 50 metër.

Dendësia e komunikacionit jashtë qyteteve është mesatare, kurse shoferët duhet të kenë kujdes, të përshtatin shpejtësinë e vozitjes, si edhe të respektojnë sinjalistikën.

Në vendkalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje-dalje nga Maqedonia./Telegrafi/

*Foto Ilustrim

Exit mobile version