Komunikacioni në vend po zhvillohet nëpër rrugë kryesisht të lagështa. Reshje me intensitet të dobët ka në Strazhë, Mavrovë, Dibër, Ohër, Strugë, Kërçovë dhe Presekë, ndërsa në Krushevë dukshmëria është zvogëluar nga 50 deri në 100 metra për shkak të mjegullës.
LAMM rekomandon vozitje të kujdesshme, përshtatje të shpejtësisë së lëvizjes dhe pajtueshmëri me sinjalizimin e vendosur të komunikacionit. Në grykat është e mundur rrëshqitje e tokës, sidomos në rrugët: Koçan – Maqedonska Kamenicë – Dellçevë, Vinicë – Berovë, Gostivar – Strazhë, Mavrovë – Dibër – Strugë, Demir Kapi – Udovë, Katllanovë – Veles, Krushevë – Demir Hisar dhe Resnjë – Bukovë.
Në rrugët jashtë mjediseve urbane intensiteti i komunkacionit është mesatar. Në vendkalimet kufitare nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti./Telegrafi/