Lidhja Automoto e Maqedonisë njofton se komunikacioni në rrugët shtetërore zhvillohet në korsi të lagura.
Intenziteti i komunikacionit jashtë mjediseve rrugore është mesatar, ndërsa në kalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti (ky informacion vlen vetëm për anën e Maqedonisë).
LAMM rekomandon vozitje të kujdesshme, përshtatje të shpejtësisë së lëvizjes dhe respektim të sinjalizimeve rrugore.
Në disa rrugë mund të ketë rrëshqitje të dheut, sidomos në akset: Vinicë-Berovë, Gostivar-Strazhë, Mavrovë-Dibër-Strugë, Demir Kapi-Udovë, Katllanovë-Veles dhe Resnjë-Bukovë./Telegrafi/