Ndërmarrja Publike ”Rrugët e Maqedonisë” bën të ditur se komunikacioni në Maqedoni zhvillohet në kushte dimërore, në rrugë me korsi të lagështa. Në perëndim të vendit, në disa akse rrugore ka prani të dëborës, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Borë me intensitet të dobët bie në Kriva Pallankë, Mavrovë, Strazhë, dhe Dibër. Nëpër gryka dhe ngushtica mali mund të ketë rrokullisje gurësh.
Shoferëve u kërkohet që të jenë të vëmendshëm, të respektojnë sinjalistikën dhe të përshtatin shpejtësinë e lëvizjes. Ekipet kujdestare janë në teren për mirëmbajtjen e rrugëve./Telegrafi/
*Foto Ilustrim