Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë (LAMM) bën të ditur se komunikacioni në vend zhvillohet nëpër rrugë me korsi të thata, ndërkaq në vendet më të larta, ka prani të lagështisë nëpër korsi, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Për shkak të mjegullës, në disa akse rrugore shikueshmëria është ulur në 50-100 metër, ndërkaq të reshura të dobëta ka në Dibër.
LAMM-ja udhëzon shoferët të jenë të vëmendshëm, të përshtatin shpejtësinë e lëvizjes dhe të respektojnë sinjalistikën. Nëpër gryka dhe ngushtica mali mund të ketë rrokullisje gurësh.
Në vendkalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje-dalje në Maqedoni dhe kjo informatë vlen për pjesën e Maqedonisë./Telegrafi/